Basha takon presidentin e Parlamentit Evropian, këto janë temat që bisedoi me të
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është takuar me presidentin e Parlamentit Evropian, David Sassoli.
Basha përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka bërë me dije se ka marrë konfirmimin e tij se, personalisht dhe institucionalisht, do të jetë në mbështetje të fuqishme dhe të vazhdueshme për rrugën evropiane të Shqipërisë.
“I konfirmova se Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar po bën gjithçka që aspirata e qytetarëve shqiptarë për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian të bëhet realitet sa më parë. Bashkimi Evropian dhe respektimi i vlerave evropiane është e ardhmja e vetme e Shqipërisë, pavarësisht krizës që vendi po kalon! Mirënjohje presidentit Sassoli dhe Parlamentit Evropian për mesazhin shpresëdhënës se populli shqiptar ka pasur dhe do të ketë gjithmonë mbështetjen e Evropës”, ka shkruar Basha.
/Epoka e re/