Basha tregon nëse do të jap dorëheqje pas rezultatit negativ të PD-së në zgjedhjet e 6 marsit
Kryetari i Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha, në një prononcim për mediat, duke komentuar rezultatin negativ të PD-së në zgjedhjet e 6 marsit, ka thënë se qytetarët e braktisën këtë proces.
Basha ka theksuar se vetëm 30 për qind e qytetarëve kanë marrë pjesë në zgjedhje. I pyetur nëse do të jepte dorëheqjen pasi po humbet edhe Shkodrën, Basha ka thënë se nuk ka humbur asnjë garë në jetën e tij.
“Reformimi i PD-së ka filluar dhe do të bëhet në çdo nivel. Jam i gatshëm të jap gjithçka për të vazhduar dhe për të udhëhequr reformimin e Partisë Demokratike. PD-ja nuk është pronë personale. Propagandës dua t’i them se nuk kam humbur asnjë garë por po flasim për masakra zgjedhore. Në veçanti në këtë betejë dhe në ketë dy plane beteje është rikthimi i besimit tek shqiptarët’, ka thënë Basha.