Basha: Vettingu po ecën ngadalë
12 korrik 2018
| 19:06
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndodhet në Uashington, ku të enjten mori pjesë në një konferencë të organizuar nga Instituti “Hudson”, lidhur me marrëdhëniet transatlantike.
Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, Basha ka thënë se “vetting-u i gjyqtarëve dhe prokurorëve po ecën me ritme të ngadalta pasi Partia Socialiste ka hedhur poshtë kërkesën edhe të organeve të vetting-ut edhe të opozitës për t’u pajisur me një buxhet të mjaftueshëm dhe me burime njerëzore, në mënyrë që vetting-u të ecë më shpejt”.