Basha: Votimi i demarkacionit meriton vlerësimin e institucioneve evropiane
16 shkurt 2018
| 14:02
Kryetari i Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha, ka thënë se deklarata e përbashkët në mes të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Malit të Zi, Filip Vujanoviq, është një akt i qartë i bashkërendimit të Kosovës me aleatët tanë euroatlantikë.
“Përshëndes arritjen e marrëveshjes mes presidentit të Kosovës dhe atij të Malit të Zi. Në këtë përvjetor të dhjetë të pavarësisë ky është një lajm i mirë për Kosovën. Marrëveshja është një akt i qartë i bashkërendimit të Kosovës me aleatët tanë euroatlantikë. Shpreh bindjen se votimi i saj në Kuvendin e Kosovës meriton vlerësimin e duhur nga institucionet evropiane dhe se do të shpejtojë hapat e Kosovës drejt integrimit evropian”, ka shkruar Basha në llogarinë e vet në “Facebook”.