Basha: Vuçiqi është kokë e këmbë brenda skenarit të sulmit terrorist në Banjskë

01 tetor 2023 | 15:26

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, ka komentuar sulmin terrorist në Kosovës javën e kaluar.

Ai ka thënë se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq është kokë e këmbë brenda këtij skenari.

“Duhet të pranojmë dhe komunikojmë se ajo që ndodhi në Kosovë nuk është një incident i izoluar. Armatimi është futur në Kosovë prej muajsh, me qëllim për të provokuar një skenar që duket spontan por është i parapërgatitur, një skenar shumë i ngjashëm me atë që ndodhi në Krime në vitin 2014. Asgjë nuk mund të ndodhte pa ndihmën dhe miratimin e segmenteve shtetërore në Serbi. Pyetja që shtrohet për Vuçiqin është se deri ku shkon pjesëmarrja e tij në këtë seknar lufte, jo vetëm për Kosovën por për Ballkanin. Është bashkautor apo një president i marrë nga mashat e Rusisë, duke filluar nga Vulini? Deklarata e Radojçiqit lë pak hamendësim që Vuçiqi është kokë e këmbë brenda në këtë skenar”, ka thënë Basha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka bërë…