Basha: Zgjedhje me Edi Ramën nuk do të ketë më në Shqipëri

21 qershor 2019 | 22:19

Per gati 40 minuta zgjati fjalimi i kreut të PD-së para protestuesve të mbledhur para Kryeministrisë.

 Me thirrjen “Rama ik” kryetari i PD-së, Lulzim Basha nisi fjalimin e tij para protestuesve të mbledhur para Kryeministrisë.

“Largimi i Edi Ramës i panegociueshëm. Zgjidhje politike pa nxjerrë nga qelitë vëllezërit që janë aty pse protestuan për demokracinë dhe pa futur në qeli ata që vodhën votat nuk ka zgjidhje politike. Çdo tentativë për të provokuar shqiptarët do të dështojë me turp, ndërsa 30 qershori do të jetë varreza politike e Edi Ramës dhe rilindjes së krimit. Rama ik! Këto mesazhe të qarta dhe të prera dua t’i bëjë të qarta për këdo që nuk e di”.

“Nuk do të ketë më në Shqipëri, zgjedhje me Edi Ramën. Ky është standardi i Europës, ky është standardi i Perëndimit. Tik-taku i orës së Edi Ramës po mbaron në çdo kancelari të Evropës dhe perëndimit. Asgjë nuk e shpëton dot Ramën nga verdikti i një populli europian”, ka thënë Basha.

“Nuk ka dhe nuk do të ketë negociata me Edi Ramën kryeministër. Nuk ka dhe nuk do të ketë marrëveshje politike pa dënuar hajdutët e votave. Nuk ka dhe nuk do të ketë marrëveshje politike pa çliruar një herë e mirë votën tuaj”, ka thënë Basha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka takuar ish-presidentin e Republikës…