Bashar Al-Assad bashkon forcat me Iranin, pas bombardimeve të SHBA-së në Siri
14 prill 2018
| 14:39
Presidenti sirian, Bashar Al-Assad i ka thënë homologut të tij iranian Hassan Rouhani se sulmet e udhëhequra nga SHBA-ja kanë rritur vendosmërinë e Sirisë për ta luftuar dhe shtypur terrorizimin.
Lajmin e bëri të ditur presidenca siriane, e cila shprehin bindjen e plotë të Assadit se sirianët nuk do të dorëzohen.
Në anën tjetër, raportohet se homologu iranian i tha Assadit se Irani do të vazhdojë të qëndrojë pranë Sirisë.
Ai shprehu besimin e tij se agresioni i fuqive perëndimore nuk do ta dobësonte vendosmërinë e popullit sirian në luftën kundër terrorizmit.