Bashës i ikin të gjithë, edhe Grida Duma i kërkon dorëheqje

07 mars 2022 | 22:54

Nënkryetarja e PD, Grida Duma i ka kërkuar Lulzim Bashës që të japë dorëheqjen nga posti i kryetarit të partisë.

Pas deputetëve, Bushati, Gjekmarkaj dhe Sule të cilët kanë kërkuar që Basha të mbante përgjegjësi për humbjen dhe të jepte dorëheqjen, ka qenë edhe vetë Grida Duma e cila e ka kërkuar diçka të tillë.

Të gjitha këto diskutime kanë ndodhur gjatë mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, ku shumica e deputetëve të pranishëm i kanë kërkuar Lulzim Bashës të japë dorëheqjen nga posti i kryetarit të partisë dhe të zhvillohen zgjedhje të reja.

Agron Gjekmarkaj ka qenë drejtuesi i parë i lartë që ka dhënë dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të partisë duke marrë përgjegjësi mbi humbjen e pësuar në zgjedhjet e pjesshme lokale për 6 bashkitë e vendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kjo medalje iu dha atij me motivacionin e lidershipit të…