Bashiru paralajmëron fitore ndaj KEK-ut
Mbrojtësi i majtë i skuadrës së Prishtinës, Abdul Bashiru, ka thënë se skuadra kryeqytetase është gati për të arritur tri pikë të reja ndaj skuadrës së KEK-ut.
Mbrojtësi Bashiru, ka thënë se Prishtina nuk guxon që të nënçmojë në asnjë moment skuadrën e KEK-ut.
“Për ne është ndeshje shumë më rëndësi. Nuk do të jetë aspak lehtë, sepse edhe pse kanë rënë nga liga, futbollistët e KEK-ut mezi i presin ndeshjet kundër top-skuadrave, pra edhe kundër Prishtinës që të tregojnë më të mirën e tyre. Nuk do të jetë lehtë, por kjo nuk do të thotë që ne nuk do ta fitojmë ndeshjen, por vetëm se duhet të japim maksimumin duke e mos e nënçmuar fare kundërshtarin. Shpresoj po ashtu shumë që të jap edhe unë ndonjë asistim që t’i ndihmoj skuadrën”, ka thënë Abdul Bashiru për faqen zyrtare të skuadrës së Prishtinës.
/Epoka e re/