Bashkatdhetarë të shumtë shkojnë në Hagë në mbështetje të Sami Lushtakut (Foto)

16 janar 2019 | 11:14

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sami Lushtaku sot do të intervistohet nga Prokuroria Speciale në Hagë në lidhje me pretendimet për përfshirjen e ish-pjesëtarëve të UÇK-së në krime të luftës dhe të pasluftës në Kosovë.

Që nga mbrëmë dhe sot shumë bashkatdhetarë kanë ardhur nga Gjermania, Zvicra, Austria dhe vende të tjera në Hagë për t’i dhënë mbështetje ish-komandantit të UÇK-së, Sami Lushtaku, raporton “Epoka e re”.

Në Hagë është intervistuar për dy ditë rresht edhe ish-komandanti tjetër i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rrustem Mustafa. 

Mustafa është marrë në pyetje për gati 16 orë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rrjeti social “Facebook” ka njoftuar se do të investojë 300…