Bashkatdhetarët protestojnë në Hagë: Krerët e UÇK-së po mbahen padrejtësisht në burg ndërsa kriminelët serb ende janë të lirë
Janë bërë një vit që nga ngritja e aktakuzës për krerët e UÇK-së.
Ndërsa sot para Gjykatës Speciale u protestua nga shumë bashkatdhetarë nga Gjermania, Franca, Luksemburgu, Holanda dhe shtete të tjera.
Me pankarta në duar protestuesit thanë se krerët e UÇK-së po mbahen padrejtësisht nga kjo Gjykatë gjersa Serbia është ajo që ka bërë krime dhe duhet të dënohet.
“Serbia bëri krime prandaj ajo duhet të dënohet. Kriminelët serb ende janë të lirë’’, shkruajti në ‘Facebook’ Hasan Haxha nga Gjermani, njëri nga protestuesit.
Sipas këtij bashkatdhetari, protesta nuk u paralajmërua dhe e vetmja arsye që ata dolën para Gjykatës Speciale ishte bashkëndjenja për krerët e UÇK-së që po mbahen padrejtësisht në burg ndërsa u shprehën të pakënaqur me udhëheqjen e Qeverisë së tanishme të cilët po tregohen të pa interesuar për gjithë këtë situatë, raporton ‘Demokracia’.
“Diaspora është me krerët e UÇK-së. Jemi të pakënaqur që në Kosovë ka parti dhe njerëz që sillen sikur asgjë s’po ndodh. Duhet një reagim ma i madh i Kosovës për këtë gjykatë politike’”, u shpreh Haxha.
Kujtojmë se aktakuza ndaj Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit u konfirmua më 4 nëntor të vitit 2020, ndërsa një ditë pas aktakuza u konfirmuar edhe për ish-krerët e UÇK-së, Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi, i cili po në atë ditë dha dorëheqje nga posti i presidentit.