Bashkatdhetarët vazhdojnë të presin deri në tri orë te Dheu i Bardhë dhe në Merdar
23 korrik 2023
| 08:44
Në dy vendkalimet kufitare me Serbinë, Dheu i Bardhë dhe Merdar po vazhdon të ketë kolona të gjata.
Të dhënat e fundit të publikuar në ora 08:06 nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar bëjnë të ditur se bashkatdhetarët po presin deri në tri orë, transmeton Telegrafi.
Kolonat në Merdar arrijnë deri 1 mijë metra, kurse te Dheu i Bardhë deri në 2 mijë metra.
Vendkalimet tjera janë të lira për qarkullim, dalja dhe hyrja në territorin e Kosovës mund të bëhet nga 3 deri në 5 minuta.
Ndryshe, tash e disa ditë në këto vendkalime kufitare janë shkaktuar kolona të gjata, ku qytetarët kanë pritur deri në pesë orë.
Qytetarët mund të informohen në kohe reale duke klikuar KËTU.