Bashkatdhetari nga Zvicra u paguan akullore të gjithë fëmijëve të fshatit

14 korrik 2021 | 19:59

Se jeta gjallërohet teksa vijnë periudhat e pushimeve të verës, teksa bashkëtdhetarët tanë vijnë për pushime në vendlindje, kjo tashmë është e ditur gjithandje, është teoremë e vërtetuar.

Ata kanë dëshmuar sa e sa herë se gjatë qëndrimit në vendlindje, me vete kanë sjellë edhe një pjesë të kreativitetit të jetës dhe kulturave të ndryshme nga vendet ku jetojnë e veprojnë, ndërsa nuk mungojnë as momentet inspiruese në përgjithësi. Një rast i tillë ka ndodhur sot në një fshat të komunës së Gjilanit.

Një mërgimtar që tani po identifikohen me shprehjen ‘gërnaq’ u tregua shumë bujar, teksa ka çerasur me akullore të gjithë fëmijët e fshatit Velekincë, që është njëri nga fshatrat më të mëdha e më të banuara të komunës së Gjilanit.

Në lidhje me këtë veprim të bashkëtdhearit, i cili papandehur ka marrë një epitet në shenjë simbolike duke iu atribuar një deklarate të mëparshme nga një opinionist, ka treguar vet pronari i shitores:

NJOFTIMI I PUBLIKUAR:

Sot një mërgimtar (Gërnaq) i joni nga Velekinca ka paguar akullore në shumë prej 120 euro për fëmijë. Secili fëmijë mund të vijë dhe dhe të merr akullore pa pagesë.

Në emër të krejt fëmijëve e falenderoj këtë mërgimtar që me të vërtetë janë zemërgjerë dhe bujarë. Zoti e shperbleft me gjitha të mirat’, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kritiku i mediave, mësimdhënësi nga Norvegjia dhe aktivisti i Lëvizjes…