Bashkë do ta mundim të keqen
03 maj 2020
| 09:02
Zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi, ka thënë se veprimet e drejta të qeverisë Kurti, për parandalimin e koronavirusit, kanë bërë që Kosova të jetë model për menaxhim.
Ai ka thënë se suksesi u arrit me ministrin Arben Vitia bashkë që me stafin shëndetësor dolën në vijë të parë të fronit.
“Sukses i madh për Kosovën, ministrin Arben Vitia, ekipet dhe individët, profesionistët që nga dita e parë dolën në frontin e luftës kundër COVID-19. Fatkeqësi për gjithë planetin dhe keqardhje e ngushëllime për të gjitha jetët e humbura nga kjo pandemi!
Veprimet e drejta dhe të shpejta të qeverisë dhe bashkëpunimi i qytetarëve ka rezultuar në një menaxhim model të kësaj pandemie. Bashkë do ta mundim të keqën!”, ka shkruar Abazi.