Bashkë me britanikët, për punësim meritor
07 nëntor 2018
| 12:27
Në vazhdën e angazhimit kundër korrupsionit, kundër nepotizmit dhe për qeverisje transparente, kryetari i kryeqytetit Shpend Ahmeti, ka nënshkruar të mërkurën memorandum mirëkuptimi me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell.
Memorandumi ka për qëllim avancimin e strukturave publike me qëllim të fuqizimit të transparencës, profesionalizimit dhe përgjegjshmërisë.
Synim i veçantë i këtij memorandumi është pavarësia dhe profesionalizmi në procesin e rekrutimit për pozitat e larta drejtuese në ndërmarrjet publike.
Memorandumi i nënshkruar do të jetë në fuqi deri më 31 mars të vitit 2020.
/Epoka e re/