Bashkë me votat e shqiptarëve në Austri, Lukas Mandl bëhet sërish deputet në Parlamentin Evropian?

10 qershor 2024 | 15:29

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, ka arritur të sigurojë edhe njëherë ulësen në Parlamentin Evropian.

Ndonëse partia e tij ÖVP kishte një rënie prej më shumë se 10 për qind, megjithatë kjo parti do të përfaqësohet me pesë deputet në Parlamentin Evropian.

Sipas burimeve jo zyrtare nga kampi i Lukas Mandl, bëjnë me dije për albinfo.at që sipas rezultateve të deri tashme, ai ka fituar mandatin për deputet, mirëpo nuk mund ta konfirmojnë deri ditën e mërkurë, kur pritet te dalin rezultatet zyrtare për secilin kandidatë, shkruan “albinfo”.

Miku i shqiptarëve, Lukas Mandl për gjatë mandatit të kaluar ishte zëri kryesor në përkrahjen e të drejtave të shtetit të Kosovës për shumë çeshtje.

Austriaku kishte bërë thirrje në vazhdimësi për liberalizim të vizave të kosovarëve deri në finalizimin e saj.

Në këto zgjedhje si kurrë më parë, komuniteti shqiptarë në Austri ishte i bashkuar për të votuar Lukas Mandl, dhe duket se vota e tyre nuk shkoi huq.

Mandl, kishte mbajtur disa takime kudo nëpër Austri me komunitetin shqiptarë, ku kishte kërkuar mbështetje dhe votat e tyre.

Ky është mandati i tretë i tij në Parlamentin Evropian, aty ku është deputet që nga viti 2017.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…