“Bashkë si gjatë luftës”, takohen Haradinaj, Jashari dhe Lladrovci
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari dhe kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, janë takuar në nder të shënimit të 23-vjetorit të Epopesë së UÇK’së.
Një gjë të tillë e ka bërë të ditur vetë Lladrovci, me anë të një postimi në ‘Facebook’, teksa ka publikuar një fotografi bashkë me Haradinajn e Jasharin.
“Një herë atdhetar, tërë jetën atdhetar!”, ka shkruar kreu i Komunës së Drenasit.
Postimi i plotë:
Bashkë në angazhimin para luftës çlirimtare, gjatë luftës çlirimtare, sot, po ashtu me rastin e shënimit të 23 vjetorit të Epopesë së UÇK-së, bashkë.
Jeta jonë, ka kuptim, kur çdo ditë i kujtojmë dhe vazhdojmë rrugën e më të dashurve tanë, edhe pse ata nuk janë fizikisht me ne.
Një herë atdhetar, tërë jetën atdhetar!