
Bashkëluftëtarët nderojnë Zahir Pajazitin
31 janar 2023
| 17:26
Nait Hasani, Hajredin Hyseni, Bislim Zogaj dhe Isak Shabani, kanë bërë homazhe pranë shtatores së heroit Zahir Pajaziti në Prishtinë, në 26-vjetorin e rënies së tij me bashkëluftëtarët Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha.
Heroi i kombit Zahir Pajaziti është vrarë me 31 janar të vitit 1997 së bashku me bashkëluftëtarët Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha në Pestovë të Vushtrrisë nga policia serbe.