Bashkëluftëtarët në përkrahje të Ramush Ahmetajt
Kandidati për deputet i AAK-së me numër 109, afaristi Ramush Ahmetaj, ka takuar sot disa bashkëluftëtarë, nga të cilët ka marrë përkrahje për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Ai ka takuar bashkëluftëtarët në Dobërdol dhe Zhebel.
“Sot në Dobërdol – Kastrat takim me bashkëluftëtarë, përkrahës dhe anëtar të AAK-së, me ata që kanë besim në Koalicionin “Për Kosovën Fituese”, me banorët e Dobërdolit të cilët në të gjitha kohërat ishin përkrahës të AAK-në, edhe kësaj radhe bëjnë apel tek secili qytetar i Pejës me rrethinë ta përkrahim Koalicionin ‘Për Kosovën Fituese’ dhe Ramush Haradinaj për kryeministër. Fitorja e liderit tonë për kryeministër Ramush Haradinajt është fitore për gjithë Kosovën”.
“Në odën e Ismet Maliqit në Zhebel takim me bashkëluftëtar, me shokë e përkrahës të Koalicionit “Për Kosovën Fituese”, dhe të Ramush Haradinaj për kryeministër. Të bashkuar rreth atyre që na kthejnë shpresën dhe na bëjnë krenar në Kosovën e lirë. Bashkëluftëtarët në të gjitha kohërat në krah të njerëzve të sakrificës”, ka shkruar Ahmetaj në “Facebook”.