Bashkëluftëtari i Adem Jasharit, Jakup Nura kritikon organizimin për 30-vjetorin e UÇK-së
Në një reagim publik, Jakup Nura, bashkëluftëtar i Adem Jasharit, ka shprehur pakënaqësinë e tij lidhur me organizimin e Akademisë Solemne për 30-vjetorin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila do të mbahet sot në Institutin Albanologjik.
Nura e ka cilësuar këtë tubim si të papërshtatshëm dhe të papërgatitur për një ngjarje kaq të rëndësishme, duke kërkuar që përvjetorët e UÇK-së të trajtohen nga institucione historike dhe shkencore me seriozitetin që meritojnë.
Sipas tij, ka përpjekje për të devijuar të vërtetën historike të formimit të UÇK-së. Ai ka theksuar se Ushtria Çlirimtare nuk u formua në mënyrë të zakonshme, përmes strukturave të rregullta shtetërore, por përmes përpjekjeve të vetë luftëtarëve dhe grupeve të para të organizuara që vepruan në kushte të vështira pa mbështetje të mjaftueshme logjistike.
Nura ndau detaje për fazat e para të formimit të UÇK-së, duke përmendur aksione të armatosura të viteve ’90 dhe takimet, të cilat, sipas tij, nuk ishin të gatshme të përballonin sfidat luftarake në atë kohë.
Jakup Nura ka përfunduar reagimin e tij, duke theksuar se përpjekjet për ta shtrembëruar historinë e UÇK-së janë të dëmshme dhe të padrejta ndaj atyre që kontribuuan për lirinë e Kosovës. Ai ka bërë thirrje që e vërteta të ruhet dhe të mos lejohet manipulimi i saj nga askush.
“Historinë nuk mund ta shkruajnë ata që tentojnë ta modifikojnë ose ta mohojnë”, ka thënë ai.
Postimi i plotë i tij: