
Bashkëpunëtorët e Kurtit nga pakicat s’kanë votë për opozitën, Krasniqi thotë se janë 7 deputetë
Deputetë të pakicave jo-serbe kanë shprehur sot një qëndrim të unifikuar pro qeverisë Kurti III.
Në shoqërimin e deputetes Emilija Rexhepi, Elbert Krasniqi, kryetar i Iniciativës së Re Demokratike të Kosovës, ka thënë se deputetë të pakicave jo-serbe janë një grup që e përkrah formimin e qeverisë Kurti.
“Këtu nuk mund të flasë në emër të secilit, por duke përfshirë këtë grup që jemi këtu, ne jemi për një Qeveri Kurti për shkak se Kurti i ka fituar zgjedhjet dhe e ka shumicën e shqiptarëve”, ka thënë ai.
I pyetur nëse Vetëvendosje, partneri i tij në koalicion, i ka votat për formimin e qeverisë së re, ai ka thënë se nuk mund të flasë për këtë çështje.
“Unë jam mik i mirë me shumicën e ministrave, por nuk jam zëdhënës i Vetëvendosjes, për këtë duhet të pyetet Vetëvendosja, duhet të pyetet z. Kurti. Por, unë mendoj se ne shtatë [deputetë] në grup, jemi një forcë e madhe në qeverinë e ardhshme të z. Kurti”, ka thënë Krasniqi.
Ai, ishte sot për regjistrim në Kuvendin e Kosovës bashkë me dy deputetët e tjerë, Emilija Rexhepin.