Bashkëpunim i frytshëm mes KOK-ut dhe Komunës së Prishtinës
24 maj 2023
| 16:53
Drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), presidenti Ismet Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti, kanë pritur kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.
Presidenti Krasniqi e falënderoi kryetarin Rama për bashkëpunimin e frytshëm në organizimin e aktiviteteve të përbashkëta, si dhe mbështetjen që po e jep për sportin, derisa e njoftoi me projektet e ardhshme sidomos ato ndërkombëtare. Kryetari Rama përgëzoi presidentin Krasniqin për punën, sukseset dhe zyrat e reja, me ç’rast takoi edhe stafin e KOK-un. Palët kanë biseduar edhe për projekte të ndryshme të bashkëpunimit.