Bashkëpunim mes Kosovës dhe Turqisë në fushën e sportit dhe rinisë

04 mars 2022 | 13:26

Kosova dhe Turqia do të thellojnë bashkëpunimin në fushën e sportit dhe rinisë.

Për këtë është nënshkruar marrëveshje ndër-shtetërore në kuadër të vizitës zyrtare të Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu në Turqi.

Në emër të Qeverisë së Kosovës, respektivisht Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, marrëveshjen e ka nënshkruar zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz.

Disa nga pikat që përfshihen në këtë marrëveshje janë bashkëpunimi në ngritjen e kapaciteteve profesionale në fushën e sportit, shkëmbimi i përvojave në sport dhe rini, organizimi i garave të përbashkëta, realizimi i programeve të shkëmbimit të ekspertëve, shkëmbimi i ekspertëve në fushën e mjekësisë sportive dhe antidopingut, organizimi i kampeve të përbashkëta sportive, forcimi i politikave kombëtare rinore, mbështetja e programeve për punësim dhe formim profesional të të rinjve, zbatimi i programeve dhe projekteve për parandalimin e varësisë, organizimi i kampeve të përbashkëta rinore dhe festivaleve rinore e të tjera.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka paralajmëruar të premten, 4 mars,…