Bashkëpunimi BB – BQK, temë diskutimi mes Havollit dhe Demircanit
Zëvendësguvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Sokol Havolli, ka takuar drejtorin ekzekutiv të Bankës Botërore për Kosovë, Hayrettin Demircan.
Në këtë takim zëvendësguvernatori Havolli e ka njoftuar Demircan në lidhje me zhvillimet e fundit në sistemin financiar të Republikës së Kosovës, me theks të veçantë lidhur me zhvillimet në sektorin bankar duke theksuar rëndësinë e këtij sektori në mbështetje të zhvillimit ekonomik të vendit.
Gjithashtu, zëvendësguvernatori Havolli ka informuar Demircan lidhur me zhvillimet e fundit në sektorin e sigurimeve dhe rezultatet e arritura në këtë sektor.
Nga ana tjetër, drejtori ekzekutiv i BB-së për Kosovë, Hayrettin Demircan, ka falënderuar menaxhmentin e BQK-së për bashkëpunimin e deritashëm, duke theksuar se Banka Botërore do të vazhdojë të mbajë në nivel të lartë bashkëpunimi me
BQK-në, në realizimin e projekteve që për qëllim kryesor kanë zhvillimin e vazhdueshëm të sektorit financiar dhe të ekonomisë së Kosovës në përgjithësi.