Bashkëpunimi ekonomik Kosovë – Britani, temë diskutimi e ministres Bajrami dhe ambasadorit Abbott
28 korrik 2020
| 15:18
Ministrja e Financave Hykmete Bajrami, sot ka mbajtur takim virtual me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë Nicholas Abbott.
Temë e diskutimit ishte bashkëpunimi bilateral ndërmjet dy vendeve në fushat e interesit të përbashkët, si dhe planet e Qeverisë së Kosovës për rimëkëmbjen e ekonomisë së vendit.
“Ministrja Bajrami e falënderoi Ambasadorin Abbott për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për institucionet e Kosovës, në projekte të ndryshme në fushën e ekonomisë dhe fuqizimit të institucioneve.
Nga ana tjetër, Ambasadori Abbott theksoi se Britania e Madhe mbetet e përkushtuar për të thelluar bashkëpunimin ekonomik dhe politik me Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.
(A.M / Epoka e re)