Bashkëpunimi i firmës ‘R.B’ BAU GmbH me ‘Prenku’ Bau GmbH, një shembull i mirë për mërgimtarët
Kompania e mirënjohur shqiptare ‘R.B’ BAU GmbH me seli në Siegburg ka të punësuar shumë punëtorë, të cilët kanë bërë eksperiencë të madhe për punët e nevojshme që ofron kjo kompani.
‘R.B’ BAU GmbH kryen projekte në shumë qytete gjermane, si në Köln, Bonn, Siegburg, punë të cilat i kryen me kualitet të lartë në ndërtim të vrazhdë.
Kjo firmë vetëm falë punës kualitative dhe korrekte ka fituar besim te ndërtuesit gjerman.
Së fundmi është edhe projekti gjigant në Köln, ku tash firma ‘R.B’ Bau GmbH në drejtimin e vëllezërve Fatbardh dhe Fatlum Blenishta kanë bërë emër dhe besim falë punës dhe angazhimit që kryejnë me sukses dhe me afat të caktuar.
Tash së fundmi firma ‘R.B’ Bau GmbH ka bërë marrëveshje duke kontraktuar punë te firma shqiptare ‘Prenku’ GmbH në izolimin e brendshëm, ku qëllimi i firmës ‘R.B’ Bau GmbH është që sa më shumë të jenë në tregun gjerman firmat shqiptare të cilat veprojnë në rrethinën e Bonnit e Siegburgut.
‘R.B’ Bau GmbH është edhe një model se si duhet të bashkëpunojmë̈ ku edhe firma ‘Jeki’ Bau GmbH me pronar shqiptare që bashkëpunojnë̈ në ndërtimin e parqeve rrugëve, mund ta quajmë një model shumë i mirë bashkëpunimi mes vete. Këtu mund t’i përmendim edhe firmat “DANI” me pronar Ilir Dani si edhe “Estrich Fejza” me pronar Sami Fejza, të cilët bashkëpunojnë gjithashtu me “R.B” BAU GmbH.
Andaj të gjithë mërgimtarët duhet të kenë për model dhe të bashkëpunojnë mes vete në mënyrë që të gjithë së bashku të jemi sa më të fortë.
Firmave u dëshirojmë shumë suksese në të ardhmen ku me punën e tyre na bëjnë edhe neve mërgimtarëve krenarë, po ashtu edhe vendin tonë të origjinës nga kemi ardhur dhe të jem shembull dhe ambasador të atdheut tonë.
Kjo ishte vizita te Firma ‘R.B’ BAU GmbH, 9 maj 2020, Bonn.
(S.F / ‘Epoka e re’)