Bashkëpunimi më Serbinë, ‘TKZ’ me aksion kundër FShF-së

20 maj 2024 | 14:40

Kandidatura e përbashkët e Federatës Shqiptare të Futbollit me Federatën e Futbollit të Serbisë për organizimin e “Euro 2027” për U21, ka sjellë reagimin e madh të tifogrupit, Tifozat Kuqezi.

“TKZ” shkruan se do të kundërshtohet çdo nismë, e cila ka si synim rregullimi ne marrëdhënieve me një vend që gjithmonë ka luftuar kundër Shqipërisë. “Kundërshtojmë çdo nismë që mundohet t’i rregulloj imazhin një populli barbar e gjenocidal. Kundërshtojmë çdo bashkëpunim me vrasësit me ata që shkaktuan me qindra masakra ndaj shqiptarëve dhe që deportuan me miliona nga shtëpitë e tyre gjatë gjithë historisë”, thuhet në reagimin e tifozëve kuqezi.

Mbështetësit e Kombëtares shqiptare nuk kanë “qëndruar duarkryq” duke postuar vetëm në rrjetet sociale, pasi tashmë po protestohet edhe para selisë së FSHF-së.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Tifozat Kuq e Zi (@tifozatkuqezi)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Ndërkombëtare Penale (GjNP) është duke kërkuar urdhër-arreste për kryeministrin…