Bashkëpunimi muzikor i Dhuarat Dorës dhe Don Xhonit arrin suksesin e parë!
Dhurata Dora është një nga këngëtaret shqiptare më të dashura për publikun, jo vetëm për zërin e mrekullueshëm që ka, por edhe për përformacat interesante që sjell. Bukuroshja nuk është shpesh aktive në rrjete sociale lidhur me përditshmërinë e saj pasi më së shumti poston nga angazhimet profesionale në muzikë, si koncertet, xhirimet e klipeve të reja apo sukseset me miliona klikime që arrijnë projektet e saj.
Dhurata dhe reperi i njohur, Don Xhon kanë befasuar fansat, pasi postuan një video së bashku duke treguar pak nga kënga e tyre e re. Bashkëpunimi i tyre titullohet “Lej” dhe është publikuar ditën e djeshme. Edhe pse ishte hera e parë që të dy artistët bashkëpunuar duket se u prit shumë mirë nga publiku, pasu vetëm pa kaluar 1 ditë këngai kaloi 1 milion klikime në YouTube.
Don Xhoni dhe modelja ruse, Ariana Lirey, kanë qenë një nga çiftet më të përfolur dhe të komentuar pak kohë më parë, ku pas një shkëputje disa mujore u ribashkuan. Madje pamë edhe një unazë në gishtin e modeles, por nuk e morëm vesh ‘kurrë’ se ndodhi në të vërtetë mes tyre. Por së fundmi, modelja ruse ka vendosur t’i zbulojë vetë këto dilema. Në një bisedë virtuale me ndjekësit e saj, njëri prej tyre e pyet nëse e do ende Don Xhonin dhe përgjigja e modeles dukej vendimtare.