‘Bashkëpunimi NATO-BE, kyç për sigurinë e qëndrueshme në Kosovën’
10 shtator 2024
| 16:33
Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, ka pritur në takim shefin e sapoemëruar të Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav.
Në njoftimin e KFOR-it është thënë se Ulutash dhe Orav kanë shkëmbyer mendime mbi zhvillimet e fundit.
Komandanti Ulutash ka përsëritur përkushtimin e palëkundur të KFOR-it për bashkëpunim të vazhdueshëm me Misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX) dhe mbështetjen e plotë për dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
“Bashkëpunimi NATO-BE është kyç për sigurinë e qëndrueshme në mbarë Kosovën dhe për stabilitetin rajonal”, ka njoftuar KFOR-i.