Bashkërendojnë aktivitetet KRU “Prishtina” dhe Posta e Kosovës

30 prill 2020 | 19:01

Faturën e ujit mund të paguani edhe në Postën e Kosovës, pa provizion shtesë dhe borxhi shlyhet automatikisht nga sistemi i KRU”Prishtina” sh.a.

Dy institucione të rëndësishme që merren me ofrimin e shërbimeve për konsumatorë u takuan gjatë ditës së sotme, për të bashkërenduar aktivitetet e tyre që ndërlidhen direkt me ofrimin e shërbimeve për konsumatorë.

Bordi i Drejtorëve dhe menaxhmenti i KRU “Prishtina” u takuan sot me Bordin e Drejtorëve dhe menaxhmentin e Postës së Kosovës.

Qëllimi i këtij takimi i cili qe organizuar nga bordet e drejtorëve të të dyja ndërmarrjeve dhe që u mbajt në zyret kryesore të Postës së Kosovës, ishte diskutimi i çështjeve dhe mundësive më të mira për bashkëpunim, me theks të veçantë ofrimi i shërbimeve më të mira për konsumatorët.

Rëndësi dhe diskutim i veçantë dhe i konkretizuar, iu kushtua trajtimit dhe ofrimit të lehtësirave për konsumatorin, rreth pagesave  për shërbime të ujit dhe ujërave të zeza, mundësive për realizim pagesash pa kosto shtesë, edhe në Postën e Kosovës. Të  dyja palët u dakorduan që të intensifikojnë takimet bashkëpunuese duke ngritur  edhe grupe të veçanta punuese nga të dyja kompanitë me qëllim, ndërtimin e hapave konkret rreth ofrimit të shërbimeve për konsumatorin.

Para së gjithash, në takim u konfirmua se, realizimi i  pagesës së  faturës së ujit përmes pikave të shitjes së Postës së Kosovës, konsumatorëve u garanton shlyerje të menjëhershëm të borxhit dhe në mënyrë automatike në sistemin e pagesave të KRU “Prishtina” sh.a.

U bëjmë thirrje konsumatorëve të KRU “Prishtina” me shtrirje në tetë komuna në zonën operative, që të shfrytëzojnë pikat e Postës së Kosovës për pagesën e faturës së ujit ngase, pagesat  janë pa provizion shtesë dhe shlyhen menjëherë në sistemin e Ujësjellësit të Prishtinës.

Konsumatorë të nderuar, bashkërisht mund të bëjmë më të mirën për ofrim të shërbimeve sa më cilësore për ju, thuhet në komunikatën e leshuar për shtyp nga KRU “Prishtina”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka bërë me…