Bashkërisht ta kalojmë me pasoja sa më të vogla këtë pandemi
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka vizituar Qendrën e Studentëve, në të cilën po qëndrojnë mbi 300 persona të ardhur nga jashtë.
Thaçi në një postim në “Facebook” ka thënë se masat që janë marrë në Qendrës e Studentëve janë marrë për të mirën e tyre, për të mirën e familjeve të tyre dhe për të mirën e shoqërisë sonë.
Komenti i presidentit:
Edhe në Qendrën e Studentëve sot pashë nga afër masat që janë marrë për t’u kujdesur për kosovarët e kthyer nga jashtë, në këto ditë të pandemisë COVID-19.
Këto masa janë marrë për të mirën e tyre, për të mirën e familjeve të tyre dhe për të mirën e shoqërisë sonë.
U impresionova me përgatitjen e lartë të personelit shëndetësor, por edhe të stafit teknik për të krijuar kushte sa më të mira për qytetarët e vendosur në karantinë.
Shpreh mirënjohje të pakufishme për personelin shëndetësor dhe për të gjithë ata që po kujdesen, që ta kalojmë me pasoja sa më të vogla këtë pandemi.
Respektoni këshillat dhe rrini në shtëpi për të mirën dhe sigurinë tuaj. Së bashku do ta tejkalojmë këtë situatë të rëndë. HTH