Bashkëshorti i Albina Kelmendit: ‘Eurovisioni’ nuk ka më vlera
Shqipëria është renditur në vendin e 22-të me gjithsej 76 vota në Eurovision 2023.
Albina dhe familja Kelmendi, të cilët u prezantuan me këngën “Duje”, u pritën mjaft mirë nga publiku, por jo edhe të kënaqur me rezultatin.
Një reagim pas kësaj e ka bërë edhe bashkëshorti i saj, biznesmeni i njohur, Valon Vataj.
Ai në një postim në InstaStory thekson se politika edhe këtë herë ka triumfuar kundër trojeve shqiptare.
“Politika triumfoi si zakonisht kundër trojeve shqiptare. Eurovision nga aspekti profesional e njerëzor nuk ka më vlera. Familja ime është fituese e ruajtjes së vlerave muzikore e kombëtare”, u shpreh ai.
“Krenar me ju deri në vdekje. Faleminderit Shqipëri etnike kudo që jeni”, vazhdoi më tej Vataj.
Suedia ndërkaq u shpall fituese e këtij edicioni me Loreen, kënga e së cilës titullohet “Tatto”.