Bashkëshorti i ministres së Drejtësisë, mesazh Thaçit dhe “piunëve të tij institucionalë”
Alban Krasniqi, burri i ministres në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiut, aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, ka deklaruar sot se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe bashkëpunëtorët e tij në institucione nuk do t’ia hedhin paq me lojën e rrezikshme që po tentojnë të luajnë.
Krasniqi ka shkruar në “Facebook” se në këtë gropë do të bien të parët ata që po e hapin.
Shkrimi i tij i plotë:
Nuk do ia hedh paq as Thaçi e as piunët e tij institucional.
Loja e rrezikshme që po tentohet të luhet me parimet dhe rregullat e demokracisë është gropa në të cilën të parët do bien ata që po e hapin.
Askush nuk është i paprekshëm kur i shërben krimit politik duke cenuar rëndë demokracinë.
Nuk do ndalemi!
Deri në çkapjen e shtetit!
Deri në bërjen e republikës!
(B. D.: ‘Epoka e re’)