Bashkëshorti i Shkurte Fejzës pas aksidentit po trajtohet në Spitalin e Prizrenit, gjendja e tij është stabile
23 shkurt 2024
| 13:47
Bashkëshorti i Shkurte Fejzës, Hajrush Behluli i cili është aksidentuar sot (e premte) nga një veturë në Prizren është duke u trajtuar në Spitalin e Prizrenit.
Lajmin për “Telegrafin” e ka bërë me dije mjeku i emergjencës, Afrim Jahaj, i cili po ashtu se gjendja shëndetësore e tij është stabile.
Jahaj ka bërë me dije se Behluli do të qëndrojë 24 orë dhe të shtunën do të lirohet.
“Gjendja shëndetësore e tij është stabile dhe do të qëndrojë 24 orë e nesër do të lirohet”, ka thënë Jahaj.
Ndërsa në një prononcim për “Telegrafin” vajza e Shkurte Fejzës, Gresa ka thënë se babai i saj është në gjendje të mirë shëndetësore.