Bashkëshorti i Shkurte Fejzës u godit nga vetura, ky është versioni i policisë
23 shkurt 2024
| 14:13
Bashkëshorti i Shkurte Fejzës, Hajrush Behluli është goditur të premte nga një veturë në rrugën “Adem Jashari” në Prizren.
Zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, ka bërë me dije se policia ka intervistuar palët e përfshira në këtë aksident dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.
“Deri te aksidenti ka ardhur kur këmbësori ka qenë duke e kaluar rrugën dhe është goditur nga një automjet. Viktima ka pësuar lëndime të rënda por jashtë rrezikut për jetë. Policia ka intervistuar palët e përfshira dhe është njoftuar prokurori kujdestar, me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, ka thënë Gashi.