Bashkëshorti i Whitney Houstonit padit BBC-në
03 dhjetor 2018
| 10:50
Ish-bashkëshorti i Whitney Houstonit, Bobby Brown, ka paditur Showtime Networks dhe BBC, për përdorimin e paautorizuar të pamjeve në dokumentarin e vitit 2017, “Whitney: Can I Be Me”.
Padia u paraqit në Gjykatën e Nju Jork javën e kaluar nga Brown. Në dokumente pretendohet se pamjet dëmtuan Brownin, biznesin e tij dhe pasurinë e Bobbi Kristinas. Këngëtari ka bërë me dije se nuk është marrë pëlqimi i tij për përdorimin e pamjeve, duke shtuar se materiali është rreth 15-vjeçar.