Bashkëshorti s’e la të futej në shtëpi, 22-vjeçarja nga Podujeva paraqitet në polici
07 shkurt 2024
| 08:39
Vajzat dhe gratë vazhdojnë të mbeten viktimat më të shpeshta të dhunës në familje. Bashkëshortët dhe anëtarët e tjerë të familjes në shumë raste ushtrojnë dhunë sistematike në mënyra të ndryshme ndaj tyre.
Ndihmën e Policisë dje e ka kërkuar një grua në Podujevë, e cila ka denoncuar bashkëshortin e saj.
Burimet e medieve kanë zbardhur detaje nga dëshmia e viktimës, e cila ka pohuar se, pas një konflikti me të shoqin, ai s’e ka lënë të futet brenda shtëpisë ku bashkëjetojnë.
Si rezultat i denoncimit të 22-vjeçares, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga organet e hetuesisë.
Me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprën penale ‘Dhunë në familje’.