
Bashkëshortja i blen Robbie Williamsit një fermë me marijuanë
27 prill 2018
| 11:04
Robbie Williamsi ka pranuar se i pëlqen të konsumojë marijuanë, madje ka pirë edhe një cigare kanabis në Buckingham Palace.
Tani këngëtari i famshëm do të furnizohet pafund me substancën narkotike, pasi bashkëshortja e tij Ayda Field thuhet se ka instaluar një fermë me marijuanë në bodrumin e shtëpisë së tyre në Los Angeles, ku përdorimi rekreativ i drogës është i ligjshëm.