Bashkëshortja e Adem Demaçit: Shqiptarët nuk i vlerësojnë veprat e tij (Video)
26 korrik 2019
| 16:40
Një vit pas ndarjes nga jeta e veprimtarit të çështjes kombëtare shqiptare, Adem Demaçi, ai është duke u kujtuar si një njeri i cili i ka dhënë shumë kombit shqiptar, por njerëzit e afërt të tij kanë vlerësuar se kontributi i tij nuk është duke u vlerësuar mjaftueshëm nga populli.
28 vjet i ka munguar për së gjalli, e tani flet me fotografinë e tij çdo ditë. Kështu bashkëshortja e Adem Demaçit, Xhemajlija, ka folur për veprimtarin dhe jetën që Baca ia ka kushtuar çështjes kombëtare.
Duke kujtuar kohën që bashkëshorti i saj kaloi në burgje, Xhemajlie Demaçi, ka thënë se popullin shqiptar ende nuk e vlerëson veprimtarinë e tij, e një gjykim të tillë ajo e ka konsideruar si të gabuar.