Bashkëshortja e Alvesit dëshmon në gjyq: Ishte i dehur
Bashkëshortja e Dani Alvesit, Joana Sanz dhe tre miqtë e futbollistit pohuan në gjyq se ai ishte i dehur natën e 30 dhjetorit 2022, ku një e re 23-vjeçare e akuzon se e ka përdhunuar.
Ajo ka shpjeguar se më 30 dhjetor futbollisti e kaloi ditën me miqtë në një restorant dhe se besonte se ai do të kthehej për darkë, por u kthye vetëm në orën 4 të mëngjesit, “shumë i dehur dhe me erë alkool”.
Kur Alvesi hyri në dhomën e gjumit, goditi komodinën dhe ra mbi shtrat, kështu që Joana nuk ishte në gjendje të fliste me të. Modelja vizitoi disa herë bashkëshortin e saj në burg, por më pas doli publikisht duke pohuar se i ka dhënë fund lidhjes, pavarësisht se ligjërisht ende nuk është bërë divorci. Për futbollistin 40-vjeçar prokurori publik ka kërkuar 9 vite burg si dhe 150 mijë euro për dëmshpërblim për viktimën.