Bashkëshortja e Blerim Pecit: Të shkruash për Belin një vit pa të, nuk është aspak e lehtë
Nesër (e diel) bëhen një vjet nga vdekja e artistit të madh Blerim Peci.
Për këtë përvjetor të tij, përkujdesje e veçantë po shihet edhe nga bashkëshortja e tij, Afërdita Sopjani-Peci, e cila assesi nuk po arrin të pajtohet me vdekjen e bashkëshortit.
Ajo përmes një postimi në llogarinë e saj në “Facebook”, ka shkruar: “Të shkruash për Belin dhe një vit pa të….. nuk është aspak e lehtë!”
“Nesër 1 vit kur Beli u largua nga kjo botë fizikisht, për të pushuar në botën e përjetshme!
Të shkruash për Belin dhe një vit pa të….. nuk është aspak e lehtë!
Miq të nderuar, ju njoftoj që neser 9 Dhjetor në ora 18:00 në Teatrin Kombëtar të Kosovës, nen patronatin e ministrit të Kulturës Rinisë dhe Sportit z. Kujtim Gashi mbahet Akademi Përkujtimore! Me ketë rast shfaqet Premiera e Filmit Dokumentar “PËRGJITHMONË” dedikuar artistit Blerim Peci nga Radio Televizioni i Kosovës RTK, në regji të Kastriot Kaqa Saqipi!”, ka shkruar e veja e artistit Afërdita Sopjani-Peci.
https://www.facebook.com/100000392445684/posts/2071065362916525/