Bashkëshortja e futbollistit të famshëm “Pas 20-vitesh martës burri më shikon njësoj”
Ilary Blasi ka treguar se nuk është një grua romantike, por kur vjen fjala për bashkëshortin e saj, ajo ka dëshirë që të thotë një “gjë të këndshme”.
“Pas 19-20 vitesh, Francesco Totti më shikon ende me të njëjtët sy”, ka thënë showgirl italiane në emisionin “Verissimo”. Teksa fliste për martesën me futbollistin e famshëm, ajo tha se “me siguri baza e marrëdhënies sonë është dashuria”.
“Ne gjithmonë kemi mbështetur njëri-tjetrin, i bëjmë mirë njëri-tjetrit”, vijoi rrëfimin prezantuesja e njohur.
Më pas bukuroshja bionde përlotet teksa flet për humbjen e vjehrrit të saj, i cili ndërroi jetë pasi ishte i infektuar me Covid-19.
“Njeriu nuk është kurrë gati që një prind të ndërrojë jetë, por ajo që i ndodhi vjehrrit tim ishte sigurisht mizore”, thotë Ilary.