Bashkëshortja e Haradinajt: Nasimi s’është liruar nga Specialja
13 tetor 2023
| 21:34
Gruaja e Nasim Haradinaj, Gjejlone Haradinaj ka thënë se bashkëshorti i saj nuk është liruar nga Gjykata Speciale.
Në një postim në “Facebook”, ajo ka thënë se lajmi është konfirmuar nga avokati i Haradinajt.
“Dje e morëm lajmin nga avokati se Nasimin s’e kanë lirue. S’pritet drejtësi nga gjykata që merret me thashethemet e rrjeteve sociale. Sa i qetë dhe krenar ishte kur folem në telefon. Asnjë padrejtësi nuk ia arriti më të mposhtë. Kjo me jep edhe mua forcë dhe durim. Je krenaria jonë”, ka shkruar ajo në “Facebook”.