Bashkëshortja e Iker Casillasit në betejë me kancerin
Nuk përfundojnë dramat në familjen e portierit legjendar Iker Casillas. Vetëm tre javë pasi ylli spanjoll i ra atak në zemër gjatë stërvitjes me klubin portugez Porto, bashkëshortja e tij Sara Carbonero ka zbuluar se po lufton kancerin në vezore.
Carbonero këtë njoftim shokues e ka bërë të martën. Në një postim emocional në mediet sociale, ajo la shkruar: “Kur nuk e kemi marrë akoma veten nga një shok, jeta na befasoi sërish. Këtë herë jam unë. Ajo fjalë me gjashtë germa që nuk guxoj ta shkruaj”.
Gazetarja sportive ka zbuluar se i është nënshtruar një operacioni.
“Disa ditë më parë gjatë një kontrolli, mjekët zbuluan një tumor ovarian malinj dhe më operuan”, ka thënë Sara.
“Gjithçka shkoi mirë dhe për fat të mirë e kapëm në kohë. Por më presin disa muaj luftë, ndërsa marr mjekimin përkatës”, ka thënë ajo.
Gazetarja është shfaqur shumë optimiste, ndërsa është shprehur se rruga e saj do jetë e vështirë, por do të ketë fund të lumtur.
“Jam e qetë dhe e sigurt se gjithçka do jetë në rregull. E di që rruga është e vështirë, por gjithashtu do ketë një fund të lumtur”, ka thënë 35-vjeçarja.
Sara ka dy djem me Casillasin dhe ka ndihmuar në organizmin e festës së 38-vjetorit të portierit të hënën, para se të lajmëronte lajmin e hidhur mbi gjendjen e saj shëndetësore. /Ora News.tv/