Bashkëshortja e Messit zbulon makinën që e drejton në Paris
Antonela Rokuzo, bashkëshortja e Lionel Messit, zakonisht e tregon jetën e saj përmes rrjeteve sociale. Këtë herë ka shpërndarë një foto, në të cilën shihet duke drejtuar një makinë imponuese nëpër rrugët e Parisit. Në imazhin e ngarkuar në Instagram mund të shihni panelin e “Mini Cooper SE” të ri elektrik.
Në Evropë kushton rreth 34.200 euro dhe është teknologjia më e fundit, e lidhur me kujdesin ndaj mjedisit. Përveç kësaj, ka aftësinë për të përshpejtuar nga zero në 100 kilometra/orë në 7.3 sekonda.
Një nga veçoritë më të veçanta që e identifikon këtë model është opsioni që lejon të karikohet kur makina është joaktive. Përdoruesi mund të ndërtojë edhe stacionin e tij të karikimit në shtëpi me pajisjet e ndryshme të ofruara nga marka, ose vetëm me kabllon e karikimit të vlefshëm për një prizë shtëpiake.