Bashkëshortja e presidentit ukrainas rezulton pozitive me Covid-19
14 qershor 2020
| 15:23
Presidenti ukrainas, Volodomyr Zelenskiy, do të shkëputet nga takimet dhe udhëtimet për një periudhë, pasi bashkëshortja e tij ka rezultuar pozitive me Covid-19.
Zyra e presidentit ka njoftuar se ai do të anulojë të gjitha takimet, udhëtimet dhe ngjarjet e tjera, si dhe do të evitojë kontaktin me ekipin e tij të afërt.
Zelenskiy ka rezultuar negativ ndaj testit për koronavirus dhe tani do të vazhdojë testimin ditor dhe kontrollet tjera mjekësore.
Olena Zelenska, ka njoftuar përmes rrjetit social “Facebook” se rezultati pozitiv i testit e zuri në befasi.
“Sot, unë pranova rezultatin pozitiv të testit për koronavirus. Lajm i papritur, sidomos duke konsideruar se familja ime dhe unë kemi zbatuar të gjitha rregullat”, ka shkruar ajo.