Bashkëshortja e Radojiçiqit po intervistohet në polici
06 qershor 2024
| 15:27
Ema Radojiçiq, bashkëshortja e Millan Radojiçiqit, ndodhet në stacionin e policisë në veri të Mitrovicës, kanë bërë me dije burime të “Kosovapress”-it.
Sipas këtyre burimeve, ajo e shoqëruar nga avokati i saj, është duke u intervistuar në këto çaste nga hetuesit e Departamentit të krimeve të rënda.
Nuk dihet nëse ajo është paraqitur vetë në polici apo është arrestuar nga organet e vendit. Kurse, numër i madh i hetuesve nga Prishtina janë parë në objektin e Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës.
Ndryshe, Ema Radojiçiq pati ikur nga Kosova menjëherë pas sulmit në Bajnskë, më 24 shtator të vitit të kaluar dhe prej atëherë ka qëndruar në Serbi.