Bashkëshortja e Rexhep Selimit: Qëndro i fortë Pjetër Shala, Gjykata Speciale është politike
Deputetja e Vetëvendosjes dhe bashkëshortja e Rexhep Selimit, Shqipe Mehmeti-Selimi , ka reaguar ndaj vendimit të Speciales për ish-eprorin e UÇK-së, Pjetër Shala.
Ajo ka vlerësuar se pretendimi i Gjykatës Speciale se UÇK-ja është “ndërmarrje e përbashkët kriminale”, është e pa falshme dhe denigruese për popullin e Kosovës.
Sipas deputetes së Vetëvendosjes, UÇK-ja nga askush nuk mund t’i vihet emër tjetër, përveç atij që i dha populli i Kosovës.
“Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës asnjëherë dhe nga askush nuk mund t’i vihet emër tjetër përveç atij që i dha populli i Kosovës. Pretendimi i Gjykatës Speciale se UÇK-ja është ‘ndërmarrje e përbashkët kriminale’, është e pa falshme dhe denigruese për pupullin e Kosovës. Kjo e dëshmon se kjo gjykatë është politike dhe kundër vlerave tona njerëzore dhe demokratike. Qëndro i fortë Pjetër Shala!”, ka shkruar Mehmeti-Selimi në “Facebook”.