Bashkëshortja e Rexhep Selimit reagon pas dënimit të Gucatit dhe Haradinajt
18 maj 2022
| 13:06
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe bashkëshortja e Rexhep Selimit, Shqipe Mehmeti-Selimi, ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Speciale për dënimin e Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, të cilët janë dënuar me nga katër vjet e gjysmë burgim.
Ajo ka thënë se me këtë vendim është vërtetuar se nuk bëhet fjalë për drejtësi.
“Ky vendim i Gjykatës Speciale vërteton se nuk bëhet fjalë për drejtësi”, ka shkruar Selimi në llogarinë e vet në “Facebook”.