Bashkëshortja e Selimit tregon arsyen e zëvendësimit të avokatit David Young

01 maj 2023 | 14:07

Deputetja Shqipe Mehmeti-Selimi, bashkëshortja e Rexhep Selimit, ka thënë se avokati mbrojtës i bashkëshortit të saj, David Young është zëvendësuar nga Geoffrey Roberts, për shkaqe shëndetësore.

“David Young mbetet akoma pjesë integrale e ekipit të mbrojtjes së Rexhep Selimit. Megjithatë për arsye shëndetësore është vendosur në bashkëpunim me z. Young që për një periudhë të pacaktuar avokat kryesor të jetë z. Geoffrey Roberts, kurse bashkë-avokat z. David Young”, ka shkruar Selimi në “Facebook”.

Ajo ka thënë se ekipi mbrojtës i Rexhep Selimit vazhdon punën me intensitetin dhe harmoninë e zakonshme.

“Ne si familje jemi të kënaqur me punën e avokatëve”, ka shkruar ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka…